“Nënat t’i lajnë duart 20 sekonda para se t’i ushqejnë”/ Prodhohet mbrojtëse e veçantë fytyre për të sapolindurit

22/04/2020 12:19

Në spitalin e Universitetit të Shkencave Mjekësore (SBÜ) në Stamboll është prodhuar mbrojtëse e veçantë për fytyrë për të sapolindurit në kuadër të mbrojtjes kundër koronavirusit të ri, COVID-19.

Menaxherja e spitalit prof. dr. Yaprak Üstün në deklaratën për Anadolu Agency (AA) foli rreth masave të ndërmarra në institucion dhe prodhimin e maskës. Ajo tha se infektimi me koronavirus ndodh nëpërmjet pikëzës dhe kontaktit. “Prodhuam mbrojtëse për të sapolindurit për të mbrojtur ato për shkak se nuk kanë sistem imunitar të zhvilluar plotësisht”, u shpeh ajo.

Üstün më tej vuri në dukje se larja e duarve në marrëdhënien mes nënës dhe foshnjës është shumë e rëndësishme. “Nënat patjetër duhet t’i lajnë duart e tyre të paktën 20 sekonda pas dhe para çdo intervenimi ndaj foshnjave të tyre, kur ua ndërrojnë pelenat, kur i ushqejnë”, u shpreh mjekja.

Ajo gjithashtu tregoi se në këtë drejtim mbrojtëse u vendosen edhe nënave.

“Nënat të kënaqura nga ky zbatim”

Emine Dede Çaylak, nënë e dy fëmijëve, duke theksuar se është shumë e lumtur se foshnja e saj është e shëndetshme tha se, “Çfarëdo që të kemi në fytyrë, lidhja mes nesh është një lidhje e ndryshme. Jam e kënaqur nga ky zbatim për shëndetin e foshnjës sime dhe për shëndetin tim”.

Mësuesja e gjuhës angleze nga Gana, Fattahiya Iddirusu theksoi rëndësinë e maskës./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA