Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

22/04/2020 14:14

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, më 17 prill njoftoi se namazi i teravive dhe ai i Bajramit do të falen në shtëpi për shkak të COVID-19.

Arabia Saudite njoftoi se për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë muajit të Ramazanit në Mesxhid-i Haram të Mekës ku ndodhet edhe Qabja dhe në Mesxhid-i Nebevi në Medine, namazi i teravive do të falet me 10 rekate pa praninë e xhematit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se namazi i teravive do të falen vetëm nga punonjësit në institucionin në fjalë, ata që kryejnë dezinfektim dhe punonjësit tjerë duke shkurtuar në 10 rekate.

Ndërkohë agjencia zyrtre e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, në lajmin e bazuar në Ministrinë e Brendshme, theksoi se do të lejohet që qytetarët të dalin në rrugë mes orëve 09:00-17:00, përfshirë edhe qytetet ku zbatohej ora policore.

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, më 17 prill njoftoi se namazi i teravive dhe ai i Bajramit do të falen në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA