Lidhur me izolimin ku jemi futur prej afro një muaj e gjysmë, mjeku thotë se ky është një gabim trashanik dhe deri fatal: “Izolimi dhe karantina janë gabime fatale për popullatën për shumë arsye:
Së pari: Eliminohet mundësia e imunizimit pasiv. Nëse na hiqet mundësia e kontaktit me virusin ne do të mbetemi të papërgatitur për kontaktin e mundshëm të radhës dhe atëherë tabloja klinike do të jetë shumë, shumë më e rëndë.
Së dyti: Humbasim në gjendjen fizike, e në atë mënyrë përgjigjja jonë imunologjike do të zbehet mjaft. Pas intervenimeve më të rënda në zemër apo diku tjetër, hapi i parë që bëhet është tendenca që pacienti të ngritet sa më para nga shtrati.
Së treti: Hiqet mundësia e aktivizimit të vitaminës D, që ka rol jashtëzakonisht të madh në sistemin imunitar dhe mirëqenien qelizore, të kockave etj.
Së katërti: Kur rrijmë të mbyllur, depresionin e kemi aty! Shëndeti mendor rëndohet dhe kompromentohet. Paraqitet frika, stresohet i gjithë organizmi e në ata situata lirohet hormoni i stresit – kortizoli, i cili ka efekte shkatëruese në tru, zemër, veshka… por më me rëndësi është bllokimi i sistemit imunitar. Kur jemi të mërzitur dhe depresiv nuk tajohet hormoni i lumturisë – serotonina, i cili gjithashtu ka rol në sistemin imunitar, e stimulon atë”./Shqip/