Franca e Holanda ishin vendet më të fundit evropiane që po rihapin shkollat, pas pushimeve disa-javore prej pandemisë së koronavirusit.
Fëmijët e shkollave fillore do të rinisin mësimin nga 11 maji, me një maksimum prej 15 nxënësish në klasë.
Të tjerë fëmijë do të rikthehen më 18 maj por shkollat do të nisin aktivitetin vetëm nëse plotësojnë kushtet strikte të sigurisë shëndetësore.
Fëmijët holandezë do të rinizin shkollën fillimisht me kohë të pjesshme prej 11 majit, ndërsa mund të nisin lojën sportive sa bashku prej 29 prillit.
Disa fëmijë në Gjermani kanë rinisur të kthehen në shkollë për përgatitjen e provimeve ndërsa të tjerë po presin që 16 landet të caktojë rregullat e veta të mësimit.
Në Britani ende nuk ka datë për rinisjen e mësimit.
Ministri francez i arsimit Jean-Michel Blanquer tha se nxënësit do të rikthehen gradualisht duke nisur nga më të vegjëlit, më 11 maj.
Disa shkolla të mesme e profesionale do të rinisin nga 18 maji, me synim arrijten e hapjes së të gjithë sistemit arsimor deri në 25 maj.
Blanquer tha se çdo marrveshje do të diskutohet me autoritetet lokale, sindikatat e mësuesve dhe grupet e prindërve.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se është e rëndësishme rinisja e mësimit sa më shpejt, veçanërisht për fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta.Universitetet franceze do të mbeten të mbyllura.
Në Hollandë kryeministri Mark Rutte tha se nxënësit do të rikthehen fillimisht ‘part-time’ me shkollat fillore dhe kopshtet më 11 maj.
Rutte tha se kabineti kishte marrë vendimin bazuar në këshillat e shkencëtarëve dhe në faktin se fëmijët e vegjël duken më pak të ekspozuar ndaj prekjes apo transmetimit të virusit.
Në Berlin, 16-vjeçarët do ndjekin 19-vjeçarët që po nisin mësimin, ndërsa grupmoshat e tjera do të vijojnë më vonë, sipas rregullave te secilit shtet.
Disa nxenes gjermanë nisën mësimin kësaj jave duke mbajtur maska fytyre e duke dezinfektuar duart, para se të uleshin në tavolinat e shpërndara me hapësirë.
“Sa më shumë të zgjasë pasiguria aq më e vështirë do të jetë t’i mbajmë të motivuar, prandaj besojmë se është e rëndësishme kryerja e provimeve të sezonit”, tha Antje Luekemann mësuese gjermane e shkollës së mesme.
Top Channel