Të paktën 9 të vrarë në sulmin “pa diskriminim” në kryeqytetin e Libanit

21/04/2020 21:46

Të paktën nëntë njerëz, duke përfshirë dhe dy fëmijë, janë vrarë sot nga një sulmues në jug të Beirutit, në atë që autoritetet thanë se është sulmi më i rëndë masiv në historinë e Libanit.

Kërkimet për vrasësin vazhdojnë ende. Ai goditi në zonë e qetë Baakline, dhe duket se shënjestroi refugjatët sirianë, mes të tjerëve.
Mes të vdekurve ishin gjashtë burra, dy fëmijë e një grua. Gjashtë prej viktimave ishin sirianë e tre libanezë, tha një burim i paemëruar i rrjetit Aljasira.

Kryebashkiaku vendor Abdullah al-Ghussaini tha në një deklaratë se sulmuesi “qëlloi pa diskriminim me një armë gjuetie”.

Sulmi ndodhi në zonën me pemë të Baakline ku jetojnë punonjësit sirianë.
Mijëra sirianë vijnë në Liban për punë sezonale dhe shumë janë vendosur aty që prej nisjes së konfliktit të Sirisë tetë vjet më parë.

Rreth 900,000 refugjatë sirianë janë regjistruar me komisionerin e refugjatëve të OKB në Liban, ndërsa zyrtarët thonë se në fakt rreth 1.5 milionë jetojnë në vend.

Zotërimi i armëve është shumë i përhapur në Liban dhe shumë armë mbeten në qarkullim që prej luftës civile 15 vjeçare të vendit që përfundoi në 1990.
Por gjithsesi vrasjet masive nuk janë të zakonshme në vend.

Në mars 2019, një ushtar jashtë detyre vrau 1 e plagosi katër punëtorë emigrantë në Zahle.
Ndërsa në 2017, 14-vjeçar vrau katër njerëz me një pushkë ‘shotgun’ gjatë një sulmi masiv në Beirut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA