Serbia ndalon hyrjen e kamionëve të mallrave, reagon ministri i Infrastrukturës në Kosovë: E paprecedent

21/04/2020 17:58

KOSOVË- Serbia së fundmi ka ndaluar hyrjen e kamionëve nga Kosova për shkak të situatës me Covid-19.

Kjo ka sjellë edhe një reagim nga Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit së Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili deklaroi është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për çka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA