Marrëveshje mes KOSTT dhe Operatorit të Transmetimit të Europës Kontinentale/ Rama: Mundëson vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë

21/04/2020 13:26

Kryeministri Edi Rama njofton se është miratuar marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale dhe që do të hyjë në fuqi më 14 maj.

Kjo gjë thotë Rama “i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT?? dhe OST?? për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike”.

Statusi i Ramës

? LAJM I MIRË ????

U miratua më në fund marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020!

Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT?? dhe OST?? për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike??

Top Channel