Arkëmorti ne trupin e pajetë të Rikard Ljarjas u shoqërua vetëm me tre makina për të përmbushur amanetin e fundit të tij.
Të prehej në Shkodrën e dashur! Sepse nga rrugët e saj ai erdhi. Ded ku je? Sepse Rikardi nuk është më. I madhi artist, i shtrenjti mik e hokatar në tavolina, nuk do të dëgjohet me, por arti i tij patjetër do te jetoje.
Lajm i trishtë për të gjithë. Sidomos për ata miq te kinostudios, të cilët na risjellin edhe njëherë ato vite krijimi kur kinemaja, dhe aktrimi ishin sinonim i jetës së tij. Le te shkojmë me “Rrugicat qe kërkonin diell” dhe kujtimet e mikut të tij Mevlan Shanaj.
Në jetën e tij ai flinte dhe zgjohej me filmin. Shpirti i tij kërkonte të përsosurën, jetën, ekzistencën njerëzore, artin e vërtetë. Prandaj në këtë përcjellje të fundit do t’i shkonte më shumë se çdo gjë një requiem i Mozartit. Dhe një tjetër kujtim.
/Jetona Koçibelli/
Top Channel