Koronavirusi, OBSH: Njerëzit të mësohen me një mënyrë të re të jetesës

21/04/2020 17:24

Takeshi Kasai, drejtori i OBSH për rajonin e Paqësorit Perëndimor ka paralajmëruar sot se zbutja e shpejtë e masave të izolimit mund të sjellë një valë të re infektimesh.

Prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë paraljmëron se “një mënyrë e re jetese” është e nevojshme deri sa vaksina e koronavirusit të ri të jetë gati.

Kasai u shpreh kundër zbutjes së masave shtrënguese në vendet e dobëta dhe sugjeroi heqje graduale të kufizimeve të distancimit social, për të mbajtur nën kontroll virusin.

Duke folur në një konferencë shtypi, ai shtoi se asnjë vend nuk është i sigurtë ndaj pandemisë, pasi një shpërthim i mundshëm Covid-19 është ende në qarkullim. Prandaj ai kërkoi që jeta e njerëzve dhe sistemet shëndetësore të përshtaten me pandeminë globale.

“Derisa të gjendet një vaksinë apo një kurë efektive, duhet që ky proces të bëhet normalja e re. Individët dhe shoqëria të jenë gati për një mënyrë të re jetese”, tha ai.

Ekspertët thonë se do të duhen 12 deri në 18 muaj për krijimin dhe prodhimin masiv të një vaksine ndaj Koronavirusit.

FOTO GALERI
1/3
Ne Oksford te Anglise nisin testimet njerezore te vaksines javen qe vjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA