Sulmi me dron në Lajpcig, reagimi i kryeministrit Rama: Nuk ndodhi në zonë gri, është akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës 01/09 22:12
Kreu i Partisë Demokratike ka falënderuar Bashkimin Evropian për dhurimin e 20 mijë testeve për Shqipërinë për sa i përket Covid-19.
Basha shkruan se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.
Sipas kreut të PD, izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve.
“Faleminderit BE për ndihmën e çmuar për Shqipërinë. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve.” shkruan Basha.
Top Channel