Basha akuza Ramës: Nuk zgjidhet kriza nga “Facebook”, nuk do ta duartrokasim udhëheqësin si në Korenë e Veriut

21/04/2020 22:27

Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Basha tha se qeveria nuk ka një plan për të zgjidhur krizën.

“Qeveria nuk ka një plan, një strategji për të dalë nga kjo krizë. Nuk ka zgjidhje por vetëm fjalë. Nuk zgjidhet kriza me ‘facebook’, nuk do hanë shqiptarët bukë nga facebook.

Të shohim faktet. Nuk mund të duartrokasim udhëheqësin si në Korenë e Veriut. Në kohën e krizës, qeveria kreu vjedhje me tendera sekretë për të blerë pajisjet për testime. Qeveria ka dështuar në përballimin e kësaj krize.

Nuk mund të luftohet armiku i padukshëm pa ditur shpërndarjen në zona të tij”- tha Basha.

Top Channel