Gjatë periudhës së Covid 19 konsumatori shqiptarë ka qenë i detyruar të blejë fruta dhe perime me cmime abuzuese.
Top Channel ka realizuar kronika të vazhdueshme se si është abuzuar me cmim e agrumeve. Por Instat në Indeksin e Cmimeve të Konsumit ka publikuar gjatë muaj mars të 2020 çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 24.3% m2 shumë krahasuar me marsin e 2019, po ashtu rritje keni pas edhe tek nëngrupi i zarzavateve me 8.2. Ekspert i Bujqesisë thotë se abuzimi ka qenë më i madh se kaq.
Rritjen e çmimeve e pranojne edhe vetë tregtarët, sipas tyre çmimi i domates dhe i kastravecit ndryshonte brenda 24 orëve, abuzimi më i madh sipas tyre vjen nga tregtarët e shumicës.
Ndërsa konsumatorët thonë se paguajnë shume shtrenjtë fruta dhe perime të cilat për nga cilësia duhet të shitën më lirë.
Të gjithë ne gjate muajt mars kilogrami e trangullit e kemi marrë nga 70 deri më 100 lek të reja kilogramin, ndërkohë nga ana tjetër fermerit thonë se e kanë shitur vetëm 5 lekë të reja kilogramin.
Cmimet abuzive janë prezente edhe gjatë muajt prill. Efekt kur blejnë njerezit
Që konsumatori vendas të mos e laguaj një drekë sa frëngu pulën, janë institucionet shtetërore si drejtoria e tatimeve ata qe duhet të monitorojnë tregun abuziv të fruta perimeve në ketë kohë pandemie.
Top Channel