Vaksina në shtator/ Universiteti i Oksfordit: Testet në mes të majit

18/04/2020 01:32

Testet për vanksinën që Universiteti i Oksfordit synon ta ketë gati në muajin shtator, do të nisin në mesin e majit tha për ‘The Lancet’ ekspertja e virologjisë, Sarah Gilbert.

Provat do të realizohen mbi 500 vullnetarë të grupmoshës nga 18 deri në 55 vjeç. Më vonë, ajo do të shtrihet tek moshat më të thyera duke përfshirë 5 mijë vete. “Skenari më i mirë është që deri në vjeshtën e vitit 2020, të kemi një rezultat pozitiv nga faza 3 dhe një aftësi të madhe prodhimi të vaksinës, edhe pse këto korniza kohore mbeten mjaft ambicjoze e mund të jenë subjekt ndryshimesh”, pohoi Gilbert për revistën prestigjoze mjekësore.

Ekspertja zhvillon një punë kërkimore të lidhur me vaksinat pranë Universitetit të Oksfordit që nga viti 1994. Për hulumtimet e saj mbi Covid-19, ajo e ka marrë tashmë një grant prej 2.2 milionë paund nga Instituti Kombëtar Britanik për Kërkimet në Shëndetësi.

OBSH-ja llogaritet 70 kandidatë vaksinash në zhvillim, dhe tre të tjera siç thuhet po testohen tek njerëzit. Ndërkohë ka raporte se dhe mjekimi anti-viral Remdesivir ka dhënë rezultate mjaft të mira tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19. Universiteti i Chikagos thotë se 113 pacientë të shtruar me këtë sëmundje u trajtuan çdo ditë me mjekimin në fjalë, dhe shumica dërrmuese e tyre tashmë kanë dalë nga spitali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA