“E sigurt që nuk je në epokën e gabuar?!”/ Deklarata e Merz për Europën, Kremlini e krahason me Hitlerin: Jemi në 2026-ën, jo 1933 13/02 22:36
Duke folur mbi rregullat e reja gjatë muajit të Ramazanit për shkak të koronavirusit, myftiu Sheik tha se namazet e teravisë do të falen në shtëpi dhe në rast të vazhdimit të masave deri në fund të muajit, edhe ai i Bajramit do falet nëpër shtëpi, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.
Arabia Saudite tashmë ka pezulluar faljen e namazeve në bashkësi, si dhe ritualin e itikafit dhe iftaret në xhami.
Më 20 mars, vendi pezulloi faljen e namazeve së bashku në Xhaminë e Madhe në Meke dhe Xhaminë e Profetit në Medine.
Deri më tani, në Arabi Saudite janë konfirmuar gjithsej 87 të vdekur nga COVID-19 dhe 7.142 raste.
Top Channel