Fatemeh Khishvand njihet si kopja e shpërfyturuar e aktores së famshme, Angelina Jolie.
22-vjeçarja e cila në mediat sociale ka emrin Sahar Tabar, nga Irani, është infektuar me koronavirus dhe po lufton me jetën.
E arrestuar kohë më parë për aktivitetet e saj në mediat sociale, Sahar është në një ventilator pasi rezultoi pozitive me koronavirus.
Kujtojmë se Sahar u arrestua në tetor me akuzat përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion.
Ajo u arrestua me urdhër të gjykatës në Teheranit, e cila merret me ‘krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral’.
Ylli i mediave sociale mori famë në vitin 2017 pasi ajo raportohet se kishte kryer 50 operacione për ta bërë atë të duket si aktorja e famshme, Angelina Jolie. Ajo më vonë konfirmoi se pamja e saj ishte arritur kryesisht përmes make-up dhe redaktimit./Shqip/
Top Channel