
Aktori Bruno Shllaku është shtruar këtë pasdite në QSUT, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.
Ikona e Liverpool-it Sir Kenny Dalglish, i është bashkuar dhjetëra mijëra britanikëve të cilët kanë dalë në rrugë e kanë duartrokitur për punonjësit e shërbimit shëndetësor britanik, për punën e pazëvendësueshme që po bëjnë për të ndihmuar të infektuarit me COVID-19.
Dalglish, 69-vjeçari, u shtruar të mërkurën në spital teksa kishte rezultuar pozitiv me koronavirus por qëndrimi i tij nuk ka zgjatur shumë teksa ish tekniku i kuq është larguar drejtë shtëpisë së tij.
Ish-sulmuesi i Celtic dhe Skocisë tani po e merr veten në vetizolim në shtëpi.
“Shumë njerëz mendojnë se për mua u kujdesen më së miri për shkak të emrit, por çdo pacient në NHS trajtohet më së miri”, tha Dalglish për Sunday Post./Shqip/
Top Channel