Von Miller pozitiv/ Ylli i ‘Broncos’ me koronavirus

17/04/2020 10:35
Aug 19, 2019; Denver, CO, USA; Denver Broncos outside linebacker Von Miller (58) before the game against the San Francisco 49ers at Broncos Stadium at Mile High. Mandatory Credit: Ron Chenoy-USA TODAY Sports

Bota e Futbollit amerikan u trazua disi këtë fundjavë me përfshirjen e një prej yjeve të NFL, në listën e të prekurve me koronavirus.

Pandemia që ka tronditur globin, nuk kurseu as Von Miller, pasuesin më të mirë të kampionatit dhe një lojtar që ka spikatur në dekadën e fundit në ndeshjet më të rëndësishme, me fanelën e Denver Bronkos.

Von Miller preferoi të japë vetë lajmin e prekjes me Covid 19 duke i bërë apel tifozëve të respektojnë rregullat pasi virusi nuk bën dallime moshe dhe statusi, dhe është kërcënim për të gjithë. “Pass rusher” më i mirë i kampionatit është në izolim në shtëpinë e tij nën kontrollin e mjekëve dhe pa simptoma të rënda.

Von Miller është 31 vjec dhe është seleksionuar plot 8 herë mes më të mirëve në NFL. Ai bëhet futbollisti i dytë i Ligës që preket nga koronavirusi pas rastit pozitiv të mëparshëm të Brajan Alen që militon me Skuadrën e Los Anxheles Rems.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA