Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Shqipërinë me 1.2 milionë dollarë, për të fituar përballjen me koronavirusin.
Lajmin e bën të ditur ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila qartëson në “Twitter” se kjo ndihmë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të të infektuarve e të tjerë.
“Fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19 tani arrin në 1.2 milion dollarë, duke e çuar në 693 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA-së për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. Kjo do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë, forcimin e komunikimeve të rrezikut”, shkruan Kim në Twitter.
Update: US funding to help Albania fight #COVID19 now totals $1.2M, building on >$693M in total assistance over last 20 yrs. This will help prepare lab systems, activate case surveillance, support technical experts, bolster risk communications. https://t.co/y8Mgb1hqcR https://t.co/nRpSG9EapG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 17, 2020
Top Channel