I shkrepet arma e shërbimit, plagoset një punonjës i policisë në Vlorë
17/04/2020 20:38
VLORË- Një punonjës policisë në qytetin e Vlorës është plagosur me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa A.SH në banesën e tij po pastronte armën e shërbimi por aksidentalisht ajo është shkrepur.
Si pasojë A.Xh ., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është plagosur në shputën e këmbës. Fatmirësisht gjendja e tij është pa problem për jetë.
Top Channel