Foto që ndoshta në pamje të parë duken të frikshme, por herët a vonë kafshët do “vërenin” se njerëzit ishin zhdukur dhe luanët e Parkut Kombëtar të Afrikës së Jugut Kruger kanë përfituar nga kjo gjë!

Kujdestari i parkut Richard Sowry gjatë një patrullimi të mërkurën vërejti një kope luanësh duke fjetur në një rrugë e cila normalisht do të ishte e mbushur me turistë.

Por Kruger, si parqet e tjera të jetës së egër, është mbyllur që nga 25 mars si pjesë e ndalesës për shkak të koronavirusit.

Si u bënë fotografitë?

Si kujdestar në një nga rezervatet më të mëdha të kafshëve të egra të Afrikës, Sowry kryen punë të rëndësishme dhe vazhdon të punojë gjatë ndalesës, duke kontrolluar jetën e kafshëve të egra dhe duke i mbrojtur prej gjuetarëve.

Ndërsa po udhëtonte pranë kampit Orpen Rest të mërkurën pasdite, ai vuri re luanët dhe iu afrua vetëm pesë metra larg për të parë këtë dukuri të pazakontë.

Ndërsa bënte foto me telefonin e tij celular, luanët nuk dukeshin të shqetësuar, shumica prej tyre dukshëm ishin në gjumë të thellë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA