450 ndërhyrje kirurgjikale dhe 4 mijë vizita/ Manastirliu: Në këtë situatë të pazakontë vijon puna në Spitalin e Traumës

17/04/2020 13:55

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu bën me dijeni se stafi mjekësor në spitalin e Traumës ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.

#Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të #Traumës, ku janë përqëndruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë.
Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.
#BASHKË
#ShëndetësiaNëGatishmëri”,shkruan Manastirliu.

Top Channel