Veterani i Luftës së dytë Botërore grumbullon 12 milion paund për bamirësi

16/04/2020 07:51

Një 99 vjeçar, veteran luftë në Mbretërinë e Bashkuar i cili po bën 100 xhiro në kopshtin e tij përpara se të bëjë 100 vjeç, ka arritur të grumbullojë 12 milion paund(15 milion dollarë) për bamirësi.

Kapiteni Tom Moore kishte si objektiv të mbildhte 1000 paund për organizatën bëmirëse NHS. Ai tani ka mbledhur 10,000 herë me shumë se objektivi i tij fillestar.

Deri më tani janë më shumë se 500 mijë njerëz në internet që kanë dhuruar para, duke iu përgjigjur nismës së 99 vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA