Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nuk duhet “të shtojnë paqartësitë” duke refuzuar që të shtyjnë periudhën e negociimit të marrëveshjes për tregti pas Brexitit, ka sugjeruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Drejtorja menaxhuese, Kristalina Georgieva ka thënë për BBC-në se për shkak të krijimit të “paqartësisë së pashembullt” do të ishte më mirë nëse “nuk do të shtohej më shumë” në këtë situatë.
E pyetur nëse ajo do të këshillojë zgjatje të periudhës së negociatave, Georgieva ka thënë: Këshilla ime do të ishte për gjetje të rrugëve, të cilat do të ulnin këtë element të paqartësisë, në interes të të gjithëve në Britani, në Bashkimin Evropian dhe gjithë botën”.
Britania e Madhe është larguar zyrtarisht nga blloku evropian më 31 janar, mirëpo vazhdon të jetë pjesë e tij deri më 31 dhjetor, derisa të përfundojë periudha trazitore dhe derisa të arrihet marrëveshje tregtare në mes të të dyja palëve deri në atë kohë.
Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
Top Channel