E mërkura ishte një ditë e rëndësishme për rifillimin e kampionatit italian të futbollit teksa drejtuesit më të lartë të Federatës zhvilluan një takim në përfundim të të cilit zbuluan hipotezat e para për ristartin e aktiviteteve.

Një prej këtyre hipotezave ishte edhe ideja e të luajtur vetëm në stadiumet e Italisë Qendrore dhe Jugore ku pandemia coronavirus ka shkaktuar më pak dëme dhe ku rreziku nga Covid-19 duket më i vogël.

Por kjo hipotezë do të penalizonte skuadrat e veriut te Italisë që do të jenë të detyruara të luajnë me dyer të mbyllura në stadiume që nuk janë në pronësi të tyre. dhe në fakt sipas të përditshmes italiane ‘Gazzetta Dello Sport’, Interi, Milani e Atalanta kanë shfaqur dyshimet e tyre në lidhje me këtë cështje.

Spostimi nga Milano apo bergamo në një tjetër qytet do të shkaktonte probleme organizative, madje do të kishte edhe rritje të kostove dhe kjo ka bërtë që të këto 3 klube të ngrihen dyshime, të cilave sipas ‘La Stampa’ duket se do t’u bashkohen edhe ato të Juventusit nëse edhe ‘Allianz Stadium’ do të përjashtohet nga lista e impianteve të shfrytëzueshëm gjatë kësaj periudhe emergjence.

Nuk ka ende një komunikim përsa i përket kësaj ideje, por nëse do të vendoset mbyllja e Milanos e Bergamos nga vetë rajoni apo direkt nga qeveria italiane, klubet nuk do të mund të refuzojnë vendin e ri që do t’u caktohet për të luajtur që padyshim do të jetë në Qendër apo Jug të Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA