Sen. Warren mbështet ish-rivalin Biden, në garën presidenciale

16/04/2020 03:28

Senatorja Elizabeth Warren dhe mbështetjen për ish-nënpresidentin Joe Biden të mërkurën, duke u bërë ish-rivalja e fundit e tij në garën mes demokratëve që e mbështet atë zyrtarisht. “Ai di se një qeveri e drejtuar me integritet, kompetencë dhe zemër do të shpëtojë jetë. Nuk mund të lejojmë që Donald Trump të vazhdojë të rrezikojë jetën dhe jetesën e çdo amerikani”, shtoi ajo në Twitter.

Senatorja nga Masaçusets doli nga gara, muajin e kaluar, pak pasi doli e treta në votimet brenda partisë në shtetin e saj. Ajo refuzoi të mbështeste menjhëherë zotin Biden ose senatorin Bernie Sanders, që ashtu si ajo ka ide progresiste.

Sanders, që anulloi fushatën e tij javën e kaluar, e mbështeti ish-nënpresidentin Biden të hënën.Një ditë më pas, ish-presidenti Barack Obama shprehu publikisht mbështetjen e tij për zotin Biden.

Zoti Biden është përpjekur t’i afrojë ish-kundërshtarët e tij, duke përqafuar disa nga pozicionet e tyre politike. Në mars, zoti Biden shprehu mbështetjen për shfuqizimin e disa pjesëve të një ligji që e bënte më të vështirë shpalljen e falimentimit. Zoti Biden dhe senatorja Warren u përplasën lidhur me këtë çështje para mbi 15 vjetësh kur ish-senatori Biden e mbështeti propozimin dhe senatorja Warren e kundërshtoi atë, si eksperte e falimentimeve dhe profesore në Universitetin Harvard.

“Mes gjithë kandidatëve me të cilët konkurrova në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, nuk kam rënë kurrë dakord me të gjithë, gjithmonë 100 për qind. Joe Biden, ka qenë gjithmonë i pranishëm kur isha senator. Ai drejtoi ceremoninë time të betimit. Dhe me tha: ma ke bërë shumë të vështirë dhe do të bësh një punë të mrekullueshme”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA