Punimet për ‘Qatar 2022’ / Shfaqen 5 raste me coronavirus

16/04/2020 12:51

Coronavirusi shfaqet edhe në ‘kantierin’ e punimeve për Botërorin e Futbollit të vitit 2022 që do të mbahet në Katar, pasi në 3 stadiume ku po kryejnë këto punime, 5 punëtorë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vendi i Gjirit, në total ka raportuar 3711 të prekur nga coronavirusi, 7 të vdekur dhe 406 të shëruar që nga 6 marsi, por deri tani nuk ishte regjistruar asnjë rast në stadiumet ku po kryheshin punimet për përgatitjen e Kupës së Botës.

Katari po ndërton 7 stadiume të rinj për këtë turne, një prej të cilëve është hapur zyrtarisht, ndërsa një impiant ekzistues është ristrukturuar për këtë eveniment që do të zhvillohet pas 2 vjetësh. Kampionati Botëror i futbollit është parashikuar të mbahet në periudhën nëntor-dhjetor të 2022 dhe këto datat mbeten të pandryshuar pavarësisht pandemisë coronavirus që detyroi UEFA dhe IOC të shtyjnë me 1 vit Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike të Tokios.

Pavarësisht krizës së këtyre javëve, punimet në stadiume dhe infrastrukturë në Katar për spektaklin futbollistik botëror vijuar, ndërkohë që në vend është ndërprerë aktiviteti i bizneseve jo esenciale ndërsa xhamitë, parqet dhe restorantet janë mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA