Pranverë mes presidentit dhe kryeministrit? Ja si përgjigjet Ilir Meta në Open

16/04/2020 22:07

Presidenti Ilir Meta deklaroi të enjten në OPEN se nuk ka një pranverë në marrëdhëniet me qeverinë, por sipas tij, është koha që duhet të mbështesim qeverinë. Kreu i shteti foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal, ku maxhoranca pranoi propozimet e tij.

A kemi pranverë marrëdhëniesh Rama-Meta dhe a do të vazhdojë kjo pranverë edhe pas pandemisë?- e pyeti Eni Vasili.

“Nuk kemi të bëjmë me pranverë. Është konçidencë. Pranvera ime lidhet vetëm me zbatimin e kushtetutës. Për mua është me rëndësi që qeveria të mbështetet në përpjekjet e saj, Ka përpara vendimmarrje të vështira. Është momenti të mbështesim qeverinë”- tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA