Në pjesë e tretë të emisionit Open në Top Channel u diskutua paketa e dytë ekonomike. Si gjatë gjithë emisionit edhe në këtë pjesë debatet ishin të shumta.
Një debat u zhvillua mes ekspertit Neritan Sejamini dhe deputetes Milva Ikonomi. Debati u zhvillua kur Sejamini tha se janë disa sektorë të ekonomisë që janë goditur rëndë.
“Fermerët janë goditur rëndë që tani. Turizmi është goditur rëndë. Sektori i fasonerisë pritet që deri në shtator të jetë në krizë. Zonja Ikonomi tha më herët se banka kërkon që një pjesë të riskut ta marrë biznesi sepse ka administratorë biznesesh me llogari bankare shumë më të mëdha se të biznesit. Unë po them se janë llogaritë bankare të politikanëve që janë shumë problem”- tha Sejamini.
Ndërhyri Ikonomi duke thënë se masat e marra do ta ruajnë ekonominë nga kolapsi. “Për bujqësinë dua të them diçka. Në krahasim me vitin tjetër eksportet janë rritur me 20%. Në rajon që tani nuk është vetëm CEFA por edhe Kroacia dhe Sllovenia po diskutohet për të zgjidhur situatën. Ministrat e Bujqësisë po diksutojnë prej 10 ditësh me njëri-tjetrin”- tha Ikonomi.
“Nuk zgjidhet kjo me koncepte kaq të ngushta. Mungon kaq në këtë sektor dhe po i marr këtu. Ne jemi para një krize të thellë ekonomike”- e kundërshtoi Sejamini.
Top Channel