Është shënuar një tjetër tragjedi, një fëmijë vetëm 29-ditëshe ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, në Filipine.
Foshnja një muajshe është viktima më e re në botë që vdes nga kjo sëmundje.
Sipas mediave të huaja i porsalinduri, i cili vjen nga provinca Batangas në Filipine, vdiq në spital nga sëmundja e “sepsis” ndërkaq kishte vështirësi në frymëmarrje.
Sepsis është mosfuksionimi i një organi që vjen si pasojë e mbireakasionit të sistemit imunitar në përgjigje të një infeksioni. Ky mbireaksion toksik mund të çojë në dëmtim të indeve, në dështim të shumë organeve dhe si rrjedhojë shkakton vdekjen.
“Fataliteti më i ri nga COVID-19, është një foshnje njëmuajshe”, tha nënsekretarja e shëndetësisë, Maria Rosario Vergeire.
“Ai vdiq për shkak të infeksionit të rëndë të frymëmarrjes”, ka shtuar ajo.
Raportohet se numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në Filipine është rritur në 362, ndërsa 5,660 persona janë infektuar.
Top Channel