Detajet nga arrestimi i Ilir Selmanit/ U gjurmua për disa javë, policia i gjeti pistoletë dhe municione luftarake

16/04/2020 17:31

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ilir Selmani, ditën e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë i cili akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos po në këtë zonë në gusht të vitit 2019.

Sipas policisë operacioni për kapjen e tij i koduar “Gjurimimi” është organizuar nga komisariati Nr.2 dhe ka ardhur pas një pune disajavore.

Ilir Selamni është kapur në rrugën “Endri Keko”, ndërkohë ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Ky person është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri Santiago Malko.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të Ilir Selmani. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel