Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetësisë në Florida të SHBA-së, Scott Rivkees tha se për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri (COVID-19) të paktën një vit duhet të mbahet maskë.
“Deri sa të bëhet gati vaksina duhet të mbajmë maskë dhe ne duhet të mësohemi me këtë dhe të mbrohemi”, tha Rivkees për televizionin CBS Miami.
Në lidhje me pyetjen se sa do të ketë nevojë për mbajtjen e maskës, ai tha se “Nëse nuk zgjat më shumë, një vit”. Në lajm gjithashtu u ndanë mendimet e dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, si dhe ekspertëve të tjerë se vaksina nuk do të mund të zbulohet 12 deri në 18 muaj.
Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë në Florida, në mbarë shtetin janë testuar rreth 200 mijë persona, prej të cilëve 21.367 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 524 persona kanë humbur jetën./AA
Top Channel