Vlorë, mbyllet tregu i orizit/ Nuk u respektua distancimi fizik, vendimi i prefektit dhe AKU
15/04/2020 15:33
Një treg në qytetin e Vlorës u bllokua sot puna për shkak të mosrespektimit të distancimit fizik.
Bëhet fjale për një prej tre tregjeve te ashtuquajturit tregu i orizit i cili u mbyll me vendim te prefektit dhe AKU.
Tregtarët më pas protestuan përpara bashkisë duke kërkuar rikthimin në punë.
AKU i kërkon bashkisë së Vlorës që të ndalojë e qarkullimit të automjeteve brenda tregut, të vendose pikëzim për ruajtjen e distancave.
Puna vijon normalisht ne tregjet e tjera të qytetit.
Top Channel