Lajme të mira për Juven, Dybala dhe Rugani pothuajse të shëruar nga COVID-19!

15/04/2020 12:49

Lajme të mira në shtëpinë e Juventusit përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy futbollistëve bardhezinj Paulo Dybala dhe Daniele Rugani.

Sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi italian sëbashku me mesfushorin francez Blaise Matuidi ditë më parë rezultuan pozitiv me koronavirus, por mesa duket Dybala dhe Rugani e kanë hedhur pas krahëve dhe janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës.

Kjo nuk mund të thuhet ende me siguri të plotë por siç raporton Gazzetta Dello Sport, tamponi i parë që kanë kryer dy lojtarët ka rezultuar negativ. Në ditët e ardhshme dy lojtarët do të kryejnë edhe tamponin e dytë për të verifikuar nëse janë shëruar plotësisht nga koronavirusi. Një lajm i shkëlqyer ky për Juven që tani pret që edhe Blaise Matuidi të ketë të njëjtin fat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA