Si pasojë e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 dhe në përputhje të plotë me kufizimet dhe rregullat e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizoi sot në orën 11.00 mbledhjen plenare përmes platformës on-line në prani të 8 anëtarëve dhe në mungesë të znj. Esmeralda Keshi (Cami).

Këshilli vendosi në mënyrë unanime caktimin e z. Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, për një periudhë kohore nga data 16.04.2020 – 15.07.2020.

Pasi u njoh me relacionin shpjegues nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për z. Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për periudhën 1 vjeçare duke filluar nga data 01.05.2020 deri në datë 30.04.2021.

Këshilli vendosi unanimisht edhe miratimin e projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA