Federata ndërkombëtare e Çiklizmit zyrtarizoi kalendarin e ri të kësaj disipline sportive ku vihet re shtyrja e Turit të Francës.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, UCI ka bërë të ditur se edicioni i këtij viti i Grande Boucle do të zhvillohet në periudhën 29 gusht-20 shtator, ndërkohë që kompeticioni tjetër i rëndësishëm, Giro D’Italla do të zhvillohet pas kampionatit Botëror që do të mbahet ne Aigle-Martigny në Zvicër në 20-27 shtator, ndërkohë që pas Giro D’Italias do të zhvillohet Xhiro e Spanjës.
Kalendari i ri çiklistik u publikua menjëherë pas një takimi të zhvilluar me anë të një videokonference ku morën pjesë shoqatat e organizatorëve të evenimenteve, ajo e skuadrave dhe Shoqata e çiklistëve ku u votua në mënyrë unanime.
Sipas komunikatës së UCI, bllokimi i evenimenteve të tij do të zgjasë deri në 1 korrik, ndërsa përsa u përket aktiviteteve të WorldTour do të pritet deri në 1 gusht. Ndërkaq në komunikatën e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit mësohet se kampionatet kombëtare do të zhvillohen ne fundjavën e 22-23 gushtit, një javë përpara Turit të Francës, ndërsa nuk kanë ndryshuar datat e Evropianit të garave në rrugë që do të mbahet në Trento të Italisë pikërisht në 9-13 shtator.
Top Channel