Karantina vazhdon të thyhet. Me zgjatjen e fashës së orarit, ndëshkimet janë më të mëdha në numër, krahasuar me ditët apo javët e kaluara.
Në 24 orët e fundit janë gjobitur 629 qytetarë, qoftë në këmbë apo me biçikletë. Nga këta 80 janë konstatuar në shkelje të rregullave, nëpërmjet dronëve.
Kryesisht moshat që ndëshkohen pasi thyejnë orarin e liri daljes janë nga 20-50 vjeç, ndërsa për pensionistët, policia ka zgjedhur të mos aplikojë ndëshkime, por t’i këshillojë ata për t’u kthyer në shtëpi.
Grupmosha e tretë, janë kategoria e cila çdo ditë vijon që të thyejë karantinën.
Kryesisht dalin nëpër zonat periferike të Tiranës, ku një pjesë e tyre shkojnë në farmaci apo për të bërë pazare, ndërsa një pjesë tjetër dalin për faktin se janë mërzitur duke qëndruar mbyllur në shtëpi.
Top Channel