Fasoneritë janë biznesi më i kërcënuar nga pandemia e Covid-19. Mijëra vende pune janë mbyllur për shkak të pamundësisë për të eksportuar.

“Nuk jemi me shëndet të mirë. Kjo nuk vjen për arsye të administrimit të biznesit por për shkak të pandemisë. 60 deri në 70% e njerëzve i kemi dërguar në shtëpi për arsye se nuk kemi lëndë të parë. Punëtorë në shtëpi nuk paguhen”.

Të përkushtuar nga paketa e parë e ndihmës, paketa e dytë ekonomike ka përfshirë fasoneritë por sipërmarrësit e shohin me skepticizëm për sa kohë aktet nënligjore nuk janë bërë ende publike.

“Duhet të jepet më thelbësore kjo asistenca e punëtorëve. Të zbardhen aktet nënligjore sa kohë do e jap. Ajo që kërkojnë një gjë tjetër është të ulet çmimi i energjisë elektrike sidomos për biznesin tonë”.

Tre ministrat Denaj, Shalsi dhe Ahhmetaj kanë mbi tryezë kërkesat e shoqatës së Bashkimit të prodhuesve shqiptar e cila prej ende një përgjigje.

“I kemi shkruar një letër si shoqatë që të paktën punëtorët të paguhen për 9 javë, por s’kemi përgjigje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA