Top Channel raportoi disa ditë më parë se ish- nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, i arrestuar për trafik droge do i nënshtrohet testit për CoVid-19, dhe me këtë pretendim ai kërkoi edhe ndryshimin e masës në arrest shtëpie.
Ishte Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që pranoi kërkesen e të dyshuarit Florenc Llanaj dhe mbrojtësit Av. Arbër Hoxha dhe me Vendim të Ndërmjetëm urdhëroi Insitutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve për t’i marrë tamponin dhe të bëjë analizat përkatëse për të vërtetuar nësë ka CoVid-19 apo jo.
Por ndërkohë, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në lidhje me këtë çështje ISHP i ka kthyer përgjigje gjykatës, ku shprehet se “nuk jemi ne institucioni që merr tamponat”.
Dhe si pasojë ai është veçuar në një dhomë në fund të katit, dhe pritet që të merret kartela klinike.
Anila Hoxha raporton se ndaj tij ka filluar mjekimi me azitromicine 500, ku në një prononcim për të avokati i Llanaj, Arbër Hoxha u shpreh: “Në dijeninë tonë, Covid 19, qëndron në organizem jo më tepër se 3 javë. Ping pongu institucional dhe marrja e masave mjekësore ndaj Florenc Llanaj, duke e mjekuar me Azitromicine 500 dhe duke e veçuar nga të paraburgosurit e tjerë të bën të dyshosh që ka rezultuar pozitiv, por që nuk ja vënë në dispozicion Gjykatës së Posaçme për të mos perhapur panik në IEVP Mine Peza”.
Top Channel