Afganë, sirianë dhe palestinezë/ Në Gjirokastër vaksinohen 11 fëmijë refugjatësh

15/04/2020 10:15

Inspektoriati Epidemiologjik po vaksinon 11 fëmijë afganë, sirianë, palestinezë dhe kuvajtianë që gjenden në qendrën pritëse për refugjatët në Gjirokastër.

Arenc Brahimi, shefi i Shërbimit Epidemiologjik konfirmoi se në bazë të ligjit nr 15 / neni 17/ i vitit 2016 të gjithë këta persona do të pajisen me kartela vaksinimi dhe përveç kësaj të gjitha familjeve do t’u hapen kartela mjekësore personale në lagjjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Fëmijët janë nga mosha 6 muajshe e deri në 15 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA