Procesi gjyqësor i të akuzuarit Eftimiu Eftimiu nga burgu i Peqinit dhe atij të Elton Halipaj nga burgu 313 është zhvilluar me videokonferencë sipas nenit 4 të aktit normativ.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjyqi me video konferencë u mbajt në Gjykatën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë.

Kujtojmë se procesi ndaj tyre zhvillohet në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, i cili u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Ndërkohë që ndaj Eftimiut dhe Halipaj rëndon akuza për vrasje në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ata deklaruan se nuk duan që gjykimi të vijojë në këtë situatë, dhe në baze të nenit 3 shkronja e, gjykimi i tyre u pezullua.

E megjithatë pavarësisht situatës së CoVid-19 ku është vendosur pezullimi i gjyqësorit deri më 22 prill, kjo nuk pengon zhvillimin e procesit online.

Top Channel