Konsultimet për datën e zgjedhjeve 2025, presidenti Begaj pret sot në takim krerët e PR, PBDNJ, PDIU e LZHK
20/11 09:53
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shfaqet projekti për të ardhmen e Vorës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që solli shumë pasoja në këtë zonë.
“Prezantimi mbi zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimi i objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan Rama.
Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se për maksimumi 3 muaj nis puna e infrastrukturës.
Nga ana e saj, Elva Margariti tha se për 30 deri 40 ditë pritet që të nisë puna për rindërtimin e Vorës.
“Për 30-40 ditë besoj se do të nisin punimet e para. Do ketë edhe një modelim të apartamenteve në zonën e Vorës”, tha Margariti.
Top Channel