Së fundmi ne paketën e re ekonomike është përfshirë edhe turizmi. Pagesa 40 000 leke për 10 mije punonjësit e turizmit vlerësohet e pamjaftueshme për sipërmarrësit.

“Turizmi ka 100 mijë punonjësve sipas të dhënave zyrtare, e mesa kuptuam ne përfitojnë vetëm 10 mijë punonjës që janë hequr nga puna. Pesha për 90 mijë të tjerë na mbetet neve. Ose do pushohen o do i paguajmë me forco përmes garancisë sovrane. Po nuk është e drejtë”.

Kreu i unionit turistik Rrahman Kasa shprehet i zhgënjyer me paketën e dytë që sipas tij nuk ka përmbushur kërkesat që kanë paraqitur.

Ne kërkojmë një paketë të dedikuar turizmit si më fitimprurësi dhe më i godituri aktualisht. E vetmja pikë që është plotësuar është pezullimi i tatim fitimit. Garancia sovrane është barrë për ne, se ndërkohë subjektet kanë edhe disa kredi të tjera për investimet.

Për Arben Niken drejtuesin e një hoteli ne Vlore situata e Covid 19 ka çuar ne anulimin e te gjitha prenotimeve te turisteve. Zgjidhjen e sheh vetëm te hapja e kufijve, pasi paketa qeverisëse nuk i ndihmon.

“Të ardhurat për këtë periudhë për turizmin kanë qenë zero , dhe pagesa prej 40 mije lekësh nga qeveria ka vendos për punonjësit ,nuk do të ktheje në punë punëtorin shprehet Nika, pasi prenotimet dhe puna në hoteleri dhe restorante ka qenë zero”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA