4 maji është data kur klubet ne futbollin italian shpresojnë të rikthehen në stërvitje. Por koha po ikën dhe kjo datë po afrohet shumë kështu që në Itali po punojnë të gjitha palët; ato sportive dhe sociale për të mos u kapur të papërgatitur.

Kjo javë do të jetë vendimtare për futbollin në vendin e Apenineve gjatë së cilës do të ndërmerren 3 hapa të rëndësishme. Hapi i parë është një takim mes FIGC dhe Komitetit tekniko-shkencor do të zhvillohet të mërkurën për direktivat që do të jepen për supergrumbullimet që padyshim do të jenë blinduara në maksimum dhe këtu lind problemi. Vetëm Juventusi ka hotelin e tij, për klubet e tjerë duhet ta marrin me qira për të akomoduar në formën e karantinimit të gjithë personelin e tyre dhe jo vetëm futbollistët e stafin teknik.

Po të mërkurën është në program një takim i UEFA që vjen pas akordin me Shoqatën e Klubeve Evropiane dhe ku do të kërkohet një zgjidhje për mbylljen e kompeticioneve kontinentale, ndoshta në gusht duke zhvilluar ndeshje unike. Dhe së fundmi, ditën e enjte Federata Italiane e Futbollit do të relatojë Ligat, futbollistët, arbitrat për takimin që do të zhvillojë këtë të mërkurë dhe do të përcaktojë datat dhe mënyrat e mundshme të rifillimit të kampionatit.

Por fjalën e fundit në këtë pikë do ta ketë padyshim qeveria italiane ku do të jenë Ministri i Shëndetësisë, Speranza dhe ai i Sporteve Spadafora ata do të marrin vendimin në lidhje me këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA