Rasti i parë në vend/ 71-vjeçarja del nga intubimi
14/04/2020 12:40
Një grua 71-vjeçare që rezultoi me Covid-19, pas dy javësh ka dalë nga intubimi.
Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj raporton se 71-vjeçarja është mbajtur dy javë me frymëmarrje të drejtuar në spitalin. ‘Covid 2’.
Para 24 orësh 71-vjeçares i është hequr aparatura, ruan parametra të stabilizuara.
71-vjeçarja është pacientja e parë me Covid-19 që del nga intubimi në vendin tonë.
Top Channel