Shpërndarja e gati 20 mijë pasaportave ka krijuar radhë në ambjentet e policisë pasi qytetarët janë drejtuar menjëherë për të tërhequr dokumentin e rëndësishëm.

Por teksa askush nuk mund të aplikojë për pasaportë apo edhe kartë identiteti pasi prodhimi i tyre është ndërprerë, qytetarët që kanë aplikuar për kartë identiteti deri në datën 10 mars mund të paraqiten pranë njësive përkatëse.

“Janë prodhuar 20 mijë pasaporta e 136 mijë ID, qytetarët duhet t vijnë me maska e doreza ti tërheqin. Ata njoftohen edhe me sms që mos të krijohen radhë”.

A keni ofruar shërbime të tjera?

“Kërkojmë edhe aplikime për regjistrim martese apo lindjeje, por as këto nuk mund të ofrohen.

Sa kanë kërkuar të celebrohen?

“Nuk mund ta them por ka kërkesa. Por besoj që kjo gjë nuk varet nga celebrimi, nuk ndikohet lidhja e martesës për momentin nga kjo gjë”.

Po radhëve për pasaporta u janë shtuar edhe qytetarët që kundërshtojnë gjobat për shkelje karantine, kryesisht qytetarë që kanë dalë nga shtëpia përtej orarit të kufizimit apo edhe biznesmenë që kanë mbajtur aktivitetet të hapur.

Të gjithë ata që dalin nga shtëpia jashtë orarit duhet të mbajnë parasysh se lejohet vetëm për shkaqe emergjente. Ndërsa atyre që ju ka mbaruar afati i Kartës ID mjafton të printojnë një certifikatë nga shërbimi e-albania dhe të ja bashkangjis Kartës ID.

Top Channel