Ndërprerja e kampionateve për shkak të coronavirusit mund t’i shkaktojë një humbje të madhe financiare Premier League, mbi 1.4 miliardë Euro.

Së fundmi është folur shumë për shifrën prej 371 milionë Eurosh që do t’i kthehen Sky Sports për mbylljen përpara kohe të kampionatit, por probleme klubet do të kenë edhe nëse e rifillojnë atë. Kjo sepse nëse kjo do të ndodhë, ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, pra pa praninë e tifozëve,

Tabloidi britanik, ‘Daily Mail’ ka bërë një përllogaritje të humbjeve të klubeve nga abonentët që kap vlerën e 203.14 milionë Eurove. Mësohet se 17 nga 20 klubet e Premier Leagues e kanë anuluar procesin e abonimeve dhe vetëm Newcastle, Everton e Norwich i kanë mbajtur ato aktive, por të gjithë klubet kanë premtuar se do të rimbursojnë abonentët e tyre ose në rastin më të keq do të aplikojnë një ulje çmimi për abonimet e sezonit të ardhshëm.

Parashikimi ishte që të gjithë klubet e Premier Leagues të siguronin në total 793.04 milionë Euro në ditët e ndeshjeve gjatë gjithë sezonit, kështu që shifra prej 203.14 milionë Euro korrespondon me 9 ndeshjet e pazhvilluara, 10 në disa raste dhe në këtë pikë klubet më të penalizuara do të jenë Manchester City dhe Arsenal

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA