Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat në zonat e thella malore në veri të vendit do të sjellin reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 21ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 21ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 18ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimine motit në qytet kryesore të Shqipërisë dhe botës:

FOTO GALERI
1/5

Top Channel