Nga të brendshmet tek perimet, njihuni me kreativitetin e artistit për të bërë maska

14/04/2020 21:43

Max Siedentopf, një stilist gjerman-Namibian me qendër aktiviteti në Londër, ka krijuar një seri imazhesh provokuese që tregojnë artikujt e përditshëm që përdoren si maska mbrojtëse për fytyrën.

Sigurisht që këto maska nuk mund të mbrojnë nga CoVid-19 (të paktën nuk është miratuar nga autorietet), por sipas Siedentopf mund të përdoren.

“Të brendshme, perime dhe çanta transportuese të gjitha mund të përdoren në luftën kundër koronavirusit”, sugjeron artisti Max Siedentopf.

Kjo vjen si një nxitje për njerëzit që të mos kenë komplekse në përdorimin e maskave mbrojtëse kundër koroanvirusit.

Kërkesa globale për maska kirurgjikale të fytyrës po rritet, pasi njerëzit përpiqen të mbrohen nga virusi.

Sidoqoftë mjekët nuk këshillojnë përdorimin e tyre për mbrojtje pasi hulumtimet tregojnë se ato kanë efekte të kufizuara në parandalimin e përhapjes së viruseve.

Projekti i Siedentopf, i titulluar “Si të mbijetojmë një virus vdekjeprurës global”, sugjeron një larmi objektesh që mund të përdoren si alternativa për të përballuar maskat.

“Meqenëse virusi aktualisht po përhapet globalisht, seria ofron zgjidhje të dobishme se si mund të përdorni objekte të thjeshta të përditshme për të mbrojtur veten”, tha ai.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA