Dyshime për një tjetër viktimë të Covid-19, reagon Ministria e Shëndetësisë : 62-vjeçarja ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë e pankreasit

14/04/2020 15:15

Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë sqaron se nuk ka viktimë si pasojë e COVID19 në spitalin Infektiv, ndryshe nga çfarë u pandeh në disa media dhe se shkaku i vdekjes së pacientes ishte sëmundja e rëndë e pankreasit.

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

“Gjatë ditës së ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit. Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA