Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhje “Skype”, deputeti i opozitës Andi Përmeti dhe aktivisti Endri Shabani.
Deputeti Përmeti gjatë fjalës së tij tha se nuk do të marrë pjesë në mledhjen e parlamentit më datë 16 prill, pasi sipas tij pjesëmarrja mbart shumë risqe. “Ne do të qëndrojmë rreth 150 persona në një dhomë të vogël, pa dritare dhe shumë pranë njëri-tjetrit”, tha Andi. Ndër të tjera ai u shpreh: “Ka shumë persona që nuk i shfaqin simptomat, dhe kjo përbën rrezik. Unë nuk kam frikë për veten time, por në parlament do të marrin pjesë shumë persona nga e gjithë Shqipëria. Ekziston mundësia që virusi të përhapet në çdo vend, nëse njëri nga të pranishmit mund të jetë i infektuar”. Po ashtu deputeti konfirmoi se shumica e deputetëve të opozitës, me të cilët ai ka komunikuar në mënyrë verbale, i kanë shprehur mos pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës së parlamentit.
“Unë kam refuzuar të marr pejsë në datën 16 prill për arsyen e thjeshtë. Ne mblidhemi rreth 150 vetë është një sallë pa dritare. Kështu që risku është i madh që ta marrim këtë sëmundje. Ka dhe disa persona që nuk shfaqin simptoma. Ajo është grumbullimi i madh dhe risku është i madh. Ne jetojmë në vende të ndryshme, do të shkojmë në ambiente të ndryshme dhe do të infektojmë të tjerë. Ne jemi persona që duhet të bëjmë pazare, duhet të shkojmë në farmaci. Duke qenë se nuk është një emision politik unë dua të them që aty jo çdo gjë funksionon siç duhet. Unë kam diskutuar edhe me disa kolegë në mënyrë verbale, ne bëhemi 150 vetë. Ka persona të msohuar por edhe persona me sëmundje kronike. Risku atje dhe shqetësimi për atë seancë është shumë më i madh. Kurse nga opozita do të mungojnë një pjesë e madhe, e them me bindje këtë. Jo me këta persona që unë kam biseduar nuk ka persona të tjerë të prekur nga sëmundja në parlament. Unë kam propozuar mbledhjen online, parlamenti thotë që e gjithë kjo nuk bëhet online. Nuk është shqetësimi im për sëmundjen, por në rast ifnektimi në atë sallë do të shpërndahet në të gjithë shqipërinë. Për këtë arësye që atë ditë nuk do të bëhet asjgë sepse edhe minutazhi është i pakët. Unë nuk do të shkoj, sepse ne do të shkojmë vetëm për të votuar. Në 18 sekonda unë zor se do të shtroj argument, por do ta bëj në Facebook, mendimin tim. Ne na ndalohet të dalim dhe dy vetë nga një familje, mbledhja me 150 veta përbën një rrezikshmëri të madhe. Zgjidhja do të ishte onine dhe do të ishte një zgjidhje për të mos rrezikuar qytetarët. Të gjitha atket që kanë dalë quhet nul, gjobat që kanë vënë avullohen këto akte quhen sikur nuk janë bërë kurrë, nëse nuk votohen në parlament. Ne diskutojmë se si do ta bëjmë këtë mbledhje. Problemi është si të kalojmë këtë rrezik. Përse ne duhet të rrezikojmë jetën e të gjithë qytetarëve kur këtë gjë mund ta bëjmë online. Ligjet që po miratohen tani janë anti demoraktike, spese ajo dënon 10 vite burg sepse dalin nga shtëpia, edhe pse nuk janë mbartës të virusit. Burgu është një akt jo demokratik për të trembur popullin. Si mund të parandalohet pandemia duke future njerëzit në burg”, tha deputeti.
Nga krahu tjetër aktivisti Endri Shabani, “përqafoi” vendimin e qeverisë për të hapur parlamentin, pasi sipas tij është koha që ligjet të miratohen në parlament dhe jo me statuse Facebook-u. Por Shabani shprehu rezervat e tij në lidhje me ligjet e reja të miratuara nga qeveria tek thuhej se: “do të dënohen deri në 10 vite burg personat që thyejnë karantinën, edhe pse ata nuk janë të infektuar me virus dhe nuk kanë infektuar ndonjë person tjetër”. Këta akt, Shabani e shikon si një masë që merret vetëm në situatë lufte.
“Unë mendoj që është e rëndësishme që parlamenti të funksionojë. Por nëse vendet demorkatike e kanë që të kthehen sërish në demokraci, në një vend si ky i yni kjo është e vështirë, pasi insitucionet tona janë të vogla. Në disa vende parlamenti funksionon por pa seance plenare, Austria është një vend. Sot mundësia është. Këta janë bërë gjatë gjithë kohës. Shqipëria është një vend kaq informal që vendimet e këshillit bashkiak kanë shkuar shtëpi më shtpëi. Në kushtet të tilla unë besoj që mund të gjendet një zgjidhje duke përdorur platformat online. Është themelore që institucioni duhet të vazhdojë. Të gjithë janë të mundura. Në Parlamentin Shqiptar kemi një pjesë të mirë që nuk ia kemi dëgjuar kurrë zërin, kështu që nuk duhet pjesëmarrja e të gjithëve. Unë besoj që është shumë e rnëdësishme që Shqipëria të mos udhëhiqet me statuse në Facebook. Më shumë sesa fakti si po merret vendimi, unë them që është e rëndësishme se çfarë vendimesh do të marrim. Është ndarë shoqëria në dy palë, në një palë që duhet të merren masat dhe nga krahu tjetër nuk duhet të marrim masa. Por burg për një person që nuk është i infektuar dhe që nuk ka infektuar të tjerë, të bëj burg nuk e di se çfarë të them. 10 vite burg dënohet një që dënohet në luftë. Kjo qeveri ka disa fushta për burgosjen, strategjia vetëm burg, burg, burg, burg, tregon edhe një shkallë të madhe degradimi të madh në insitucionet e këtij vendi. Kjo sëmundje është e rëndsihem për nga fuqia për t’u shpërndarë dhe dëmet tek njerëzit. Njerëzit duhet të mbajnë dinstanë për veten e vet dhe jo për Ramën. Një njeri që del në rrugë që merr rrezikun dhe del në rrugë, do të thotë që nuk ka mundësi. Ne po ndëshkojmë njerëzit se kanë rrezik të përhapin virusin. Nëse kjo është fryma e ligjit me sa vite duhet të dënohet Edi Rama që, bëri një kongres me mijëra persona”, tha Shabani.
Top Channel